Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka shprehur pikëllimin pas vdekjes së profesores dhe aktivistes feministe, Sazana Çapriqi.
QKSGj-ja e ka vlerësuar kontributin e saj në lëvizjen feministe si të jashtëzakonshëm, duke e përmendur edhe si bashkëthemeluese të kësaj qendre.
"Ndahet nga jeta studiuesja feministe Sazan Çapriqi. QKSGj me pikëllim të thellë mori lajmin për ndarje nga jeta të studiueses dhe profesores Sazan Çapriçi" thuhet në njoftimin e QKSGj-së.
"Ajo ishte profesore pranë Fakultetit të Filologjisë -Dega Gjuhë angleze, studiuese, kritike letrare feministe dhe përkthyese e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në lëvizjen feministe në Kosovë përmes angazhimit të saj intelektual".
"Ajo ishte gjithashtu njëra nga themelueset e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore".
"QKSGj shpreh ngushëllimin për familjarët, bashkëpunëtoret/ët dhe ndjekëset/it e punës së Çapriqit!"