Hetimi nisi me Ministren e Ekonomisë. Artane Rizvanolli është e para zyrtare e shtetit që deputetët e Komisionit Hetimor Parlamentar e morën në pyetje për krizën energjetike dhe menaxhimin e saj nga qeveria.
Në dëshminë e saj, Rizvanolli tha se është bërë krejt çka ka qenë e mundur dhe se do të vepronte njësoj sërish. Megjithatë, e pranoi se nuk priti që dimri i shkuar të jetë aq i rëndë sa ishte përnjëmend.
Më sfidues në mbledhjen e së premtes qenë deputetët e opozitës, teksa ata të Lëvizjes Vetëvendosje më shumë ndërhynë për çështje procedurale sesa parashtruan pyetje ndaj të parës së ekonomisë.
Në komision pritet të dëshmojë edhe Ministri i Financave Hekuran Murati dhe krerë të sektorit energjetik në vend.
https://www.youtube.com/watch?v=_FxNtCi9VAc
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.