05.02.2016 · përditësuar para 3806 dite1 min lexim
Qeveria e Bangladeshit, do të paguajë për shërimin e “njeriut-pemë”, Abul Bajandar, që vuan nga një sëmundje e rrallë që shkakton lytha të shumta në trupin e tij.
Ministri i Shëndetësisë, Mohammad Nasim, e bëri këtë njoftim pas vizitës së Bajandar në spital, transmeton Klan Kosova.
Bajandar vuan nga epidermodysplasia verruciformi, që si pasojë rriten shumë lytha në trupin e tij dhe ndryshe kjo sëmundje njihet si “sëmundja e njeriut pemë”.
Për herë të parë atij i’u zhvilluan lythat para 10 viteve.
“Njëherë mendova që ato janë të padëmshme”, u shpreh Bajandar.
Ai kishte shkuar së bashku me familjen e tij për në Indi, që të shërohet mirëpo operacioni ishte shumë i shtrenjtë dhe ata nuk mund t’i mbulonin këto shpenzime.
Monstrat e gjakut si dhe të indeve të lëkurës së tij, tani janë duke u dërguar për në laboratorin e kirurgut plastik që vepron në ShBA, Abdul Kalam.
Më poshtë mund ta lexoni artikullin e mëhershëm për Abul Bajandar dhe sëmundjen e tij.http://klankosova.tv/njeriu-qe-u-shnderrua-ne-peme/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.