Fotografët shpesh herë bëjnë foto të qenve por a i ka pyetur dikush qentë se kur janë të gatshëm të bëjnë foto ?
“Heartography” ose monitori izemrës dhe fotografisë është aplikacioni më i ri i fotoaparatit Nikon i cili lejon pronarët e qenve të dijnë se çka ata i tërheq.
Ky monitor vendoset rreth qafës së qenit dhe në momentin që të rrahurat e zemrës së qenit rriten shkrepet fotografia nga këndi i tyre.
Të rrahurat e qenit rriten kur ai është i emocionuar ose frikësuar, transmeton Klan Kosova.
I pari qen që e provoi këtë mënyrë të re të fotografimit ishte qeni Grizzler i cili është pjesë e videos promocionale.
Më poshtë janë disa nga shkrepjet e momenteve nga këndi i qenve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.