Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, nuk i ndryshoi qëndrimet për vendet e Ballkanit Perëndimor kur foli edhe në Forumin për Punë të Jashtme në Berlin.
Ai tha se Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Serbia, e kanë të qartë perspektivën për hyrje në BE, por duke përmbushur kushtet dhe gradualisht.
Toby Vogel nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit selia Bruksel, thotë se Gjermania tradicionalisht ka qenë forca shtytëse e zgjerimit të Unionit Evropian.
Sipas të gjitha deklarimeve për Kosovën në mënyrë që republika të përafrohet BE-së, mbetet ti përmbush plot detyra brenda e jashtë shtetit. Një prej tyre është dialogu për normalizim të raporteve me Serbinë.
Më 15 dhjetor 2022, Kosova dorëzoi aplikimin për të marr statusin e vendit kandidat për në BE. Deri sot ky aplikim kurrë nuk u shqyrtua nga Brukseli.
https://www.youtube.com/watch?v=Nqa6yqzmHWg
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.