Ish-futbollisti i Ballkanit, Qëndrim Zyba, e ka zhvilluar ndeshjen më të mirë deri më tani me fanellën e Slovan Liberecit.
Zyba ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren që skuadra e tij e arriti 0 me 4 në udhëtim te Slovacko.
24-vjeçari asistoi një herë dhe realizoi dy gola të tjerë për t’i dhuruar një tre pikësh të artë Liberecit në luftë për një vend që i dërgon në Evropë sezonin e ardhshëm.
Vetëm pas 13 minutave lojë, mesfushiru asistoi te Krollis i cili shënoi për 0:1.
Ndërkohë në minutën e 29-të suharekasi shënoi nga penalltia duke e trefishuar epërsinë e skuadrës së tij.
"Qershia mbi tortë", erdhi në minutën e 36-të, kur Zyba realizoi golin e dytë personal dhe më të mirin në ndeshjen.
Pas paraqitjes së sotme, 24-vjeçari u vlerësua me notën 10-të, sipas faqes së njohur SofaScore.
Futbollisti i Kosovës, ishte pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës dhe duket se rikthimi te Dardanët i ka dhënë motiv atij duke shkëlqyer me Liberecin.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.