08.09.2016 · përditësuar para 3597 dite1 min lexim
Këshilli i Ministrave kamiratuar dje një sërë vendimesh, ku mes të tjerash bie në sy vendimi për shpalljen e qendrës historike të fshatit Qeparo si zonë të trashëgimisë kulturore.
Gjithashtu është parashikuar miratimi i një rregulloreje për administrimin dhe mbrojtjen e zonës përreth, shkruan Gazeta Shekulli.
"Shpalljen e qendrës historike të fshatit Qeparo, sipas hartës dhe koordinatave gjeografike, bashkëlidhur këtij vendimi. Miratimin e rregullores për administrimin e qendrës historike të fshatit Qeparo e të Zonës së Mbrojtur përreth, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi”.
“Ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Ministria e Zhvillimit Urban për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë”.
Në muajin korrik Klan Kosova kishte përgatitur një reportazh për fshatin e Qeparosë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.