Futbollisti brazilian Antony është rikthyer tek Betisi në formë të përhershme pas një huazimi 6-mujor.
Braziliani së fundmi ka rrëfyer me plot emocione për eksperiencën e vështirë te Manchester United.
Ai është shfaqur duke qarë, duke treguar se sa e vështirë ishte të stërvitej dhe të përballonte presionin në Angli.
Antony është një nga shumë talentet që nuk kanë arritur të shfaqin potencialin te “Red Devils”, ku përfshihen edhe emra si Jadon Sancho, Rasmus Hojlund, Angel Di Maria, Radamel Falcao, Memphis Depay, Bastian Schweinsteiger dhe Alexis Sanchez e të tjerë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.