Lajmet e fundit

Qatip Osmani është emëruar trajner te klubi i Strugës.
Kështu ka bërë të ditur klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“F.C. Struga njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Qatip Osmani”, thuhet në njoftim.
I njëjti është prezantuar sot së bashku edhe me ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka nga ana e Drejtorit Sportiv, Besart Isaku.