Një gjykatëse spanjoll është nën hetime pasi që e ka pyetur një viktimë përdhunimi nëse gjatë aktit të dhunshëm seksual, nëse ka tentuar t’i mbyllë këmbët.
Sipas Shoqatës Clara, që është një grup për të drejtat e grave në Spanjë, gjykatësja Maria del Carmen Molina Mansilla ka fyer dhe poshtëruar gruan shtatëzënë që tregoi se ishte përdhunuar, transmeton Klan Kosova.
“A i ke mbyllur me vendosshmëri këmbët e tua? A ke tentuar që t’i mbrosh organet e tua gjenitale”, ka qenë pyetja e gjykatëses.
Presidentja e Shoqatës Clara, Blanca Estrella Ruiz ka thënë se organizata e saj kërkon nga autoritetet që të hetojë këtë gjykatëse pasi bëri këtë pyetje.
“Këto pyetje jo vetëm që nuk janë të nevojshme gjatë hetimit mirëpo janë komplet ofenduese për dinjitetin e viktimës”, tha Ruiz.
Këshilli i Përgjithshme i Gjyqsorit të Spanjës, këtë javë kanë marrë një ankesë formale në lidhje me këtë gjykatëse.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.