Lajmet e fundit

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se komentet e presidentit amerikan Joe Biden se Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s nëse ai fitonte në Ukrainë ishin absurditet i plotë.
Ai ka shtuar se Rusia nuk ka asnjë interes ta luftojë aleancën ushtarake të NATO-s.
Biden, në një fjalim që synonte të lehtësonte ngërçin në Kapitol Hill dhe të bindte republikanët të mbështesin ndihmën e mëtejshme për Ukrainën, tha: "Nëse Putini merr Ukrainën, ai nuk do të ndalet me kaq". Putini do të sulmojë një vend të NATO-s, parashikoi ai, dhe më pas "ne do të kemi diçka që nuk e kërkojmë dhe që nuk e kemi sot: trupat amerikane që luftojnë trupat ruse," tha Biden.
Komenti i Bidenit, më 6 dhjetor, provokoi zemërim në Moskë dhe Putin iu drejtua sërish atyre në një intervistë të dielën për televizionin shtetëror Rossiya.
“Është absurditet i plotë – dhe unë mendoj se Presidenti Biden e kupton këtë”, tha Putin.
“Rusia nuk ka asnjë arsye, asnjë interes – asnjë interes gjeopolitik, as ekonomik, politik apo ushtarak – për të luftuar me vendet e NATO-s”, tha ai, duke shtuar se Biden po justifikonte “politikën e tij të gabuar” ndaj Rusisë.