Lajmet e fundit

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur me presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, sipas Kremlinit.
Dy liderët thuhet se kanë diskutuar për situatën në Ukrainë, si dhe bashkëpunimin në energji dhe tregti.
Të dyja vendet janë pjesë e grupit ekonomik BRICS - ku përfshihen Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.
Afrika e Jugut ka mbajtur një qëndrim të përzier për konfliktin e Ukrainës, herë duke mbetur neutrale dhe herave të tjera duke bërë thirrje për t'i dhënë fund luftimeve.
Verën e kaluar, Ramaphosa, gjatë një vizite në Shën Petersburg, i kërkoi homologut të tij rus që t'i jepte fund luftës në Ukrainë - por ai ka fajësuar NATO-n për konfliktin.
Ai ka ofruar gjithashtu të ndërmjetësojë në një marrëveshje paqeje, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.