Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas informacioneve të konfirmuara për Klankosova.tv nga policia në aksident janë përfshirë gjashtë automjete.
Njësia e Autostradës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar procedurat hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes:
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.