Me propozimin e ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, Qeveria e Kosovës, kategoritë e krijuesve, performuesve, punonjësve shkencorë në institucionet e kulturës dhe punonjësve profesionalë në institucionet e kulturës, vendosi që, me një nen të veçantë të Ligjit për Pagat, të trajtohen si kategori të veçanta.
"Neni i propozuar nga ana e Shalës dhe i miratuar nga ana e Qeverisë përcakton se: “Çështja e kategorizimit dhe e pagave të kategorive: krijues, performues, punonjës shkencorë në institucionet e kulturës dhe punonjës profesionalë në institucionet e kulturës do të rregullohet me një akt të veçantë normativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës”.
"Kjo hap rrugë që këto kategori të trajtohen në mënyrë specifike, duke i njohur veçantitë e secilës".
"Me këtë Qeveria përmbush kërkesën e institucioneve të kulturës dhe të punonjësve të kulturës në institucionet publike për rregullimin e statusit të punonjësve të kulturës sipas standardeve më të mira", bën të ditur ministria e kulturës, transmeton Klan Kosova.
Kjo ministri thekson se do të punojë ngushtë me Qeverinë që kjo çështje të adresohet sa më parë që të jetë e mundur.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.