Punonjësit e kanalizimeve në New Hampshire të ShBA-së gërmuan 20 tonë plehra për të gjetur unazën e humbur të martesës së një banori.
Drejtori i Shërbimeve të Përgjithshme të Windham, Dennis Senibaldi, tha se ai mori një telefonatë nga një përzgjedhës i qytetit, i cili e vuri në kontakt me një banor, unaza e dasmës së të cilit kishte përfunduar aksidentalisht me plehra.
"Ajo më dha disa të dhëna: në cilën orë i hodhi plehrat jashtë, çfarë ishte në qesen e plehrave, çfarë lloj makine po ngiste", tha Senibaldi për WHDH-TV, transmeton Klan Kosova.
Senibaldi shqyrtoi pamjet e kamerave të vëzhgimit në përpjekje për të përcaktuar vendndodhjen e plehrave të gruas.
Ai tha se ekipi i tij duhej të gërmonte nëpër 12 metra qese plehrash për të arritur në qesen e duhur.
Unaza u gjet rreth 2 orë pas fillimit të kërkimit.
“Kam kapur unazën, e solla, ia pastrova, e thirra”, tha Sendibaldi. “Ajo ishte zemërthyer të mërkurën dhe më shumë se e lumtur të premten”.
Sendibaldi theksoi se ishte hera e tretë në dy vjet që ekipi i tij ka shoshitur plehra në stacionin e transferimit për të gjetur një unazë martese të humbur.

https://www.youtube.com/watch?v=cnm57mAfLro
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.