Për të kërkuar mundësimin e tërheqjes së një përqindjeje nga Trusti, sot do të organizohet një protestë nga punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës. Të njëjtit kërkojnë që të votohen ndryshimet në projektligjin për Fondin Pensional.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica duke shtuar se pjesëmarrës në këtë protestë do të janë më shumë se 1 mijë punëtorë. Protesta që do të nisë nga ora 12, do fillojë marshin nga Sheshi Zahir Pajaziti, për të vazhduar para Kuvendit të Kosovës.
Kësaj proteste do t’i bashkohen edhe sindikalistët e Policisë së Kosovës, që duan tërheqjen e një shume nga Trusti, me arsyetimin e krizës ekonomike.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.