Policia ka identifikuar personin i cili në rrjete sociale ka publikuar një video-incizim në të cilin shihej se në fshatin Bresalc, aksi rrugor Prishtinë-Gjilan, ka ecur me shpejtësinë 222 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h.
Siç njofton policia përmes komunikatës, të njëjtit konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tre pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VR
SHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.