Jason Momoa po ju paralajmëron të mos shikoni poshtë.
“Alpinizmi është kaq i rrënjosur në shpirtin tim. Thjesht të hap mendjen”, thotë aktori 43-vjeçar i Aquaman në trailerin e garën e re të ngjitjes në shkëmb.
Alpinistët amatorë përballen me një seri sfidash rigoroze mendore dhe fizike në mënyrë që të fitojnë një sponsorizim të prAna dhe çmimin prej 100 mijë dollarësh në para.
“Është një ëndërr e realizuar të krijoj një shfaqje me një nga idhujt e mi, mikun tim të mirë dhe alpinistin legjendar Chris Sharma. Jam i emocionuar që do të bashkëpunoj me HBO Max dhe do të prodhoj së bashku me IPC për t'ju sjellë këtë shfaqje të jashtëzakonshme për sportin tim të preferuar, ngjitjen në shkëmb", tha Jason për krijimin e serialit të ri.
Muajin e kaluar, aktori postoi foto të tij duke kaluar kohë me superyllin Gordon Ryan.
Jason gjithashtu është bashkuar me John Cena për një film të ri të quajtur Killer Vacation.
https://www.youtube.com/watch?v=wKUce1x-njY
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.