Klubi i basketbollit Peja 03 ka zbuluar orarin e ndeshjeve në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup Women, ku për herë të parë do të përfaqësojë basketbollin e Kosovës në këtë garë prestigjioze.
Pejaneve i kanë rënë kundërshtarë të fortë në Grupin e tyre: Levhartice Chomutov nga Çekia, Kibirkstis-TOKS nga Lituania dhe Rutronik Stars Keltern nga Gjermania.
Sipas orarit të publikuar, Peja 03 do ta nisë aventurën më 8 tetor në udhëtim ndaj Levhartice Chomutov, ndërsa ndeshjen e parë në shtëpi do ta zhvillojë më 28 tetor kundër të njëjtës skuadër.
Peja 03 do të luajë gjithsej gjashtë ndeshje – tre si mysafire dhe tri në palestrën e saj në Pejë.
Orari i plotë i ndeshjeve të Peja 03 në EuroCup Women:
- 08.10.2025 | Levhartice Chomutov – Peja 03
- 15.10.2025 | Kibirkstis-TOKS – Peja 03
- 23.10.2025 | Rutronik Stars Keltern – Peja 03
- 28.10.2025 | Peja 03 – Levhartice Chomutov
- 05.11.2025 | Peja 03 – Kibirkstis-TOKS
- 27.11.2025 | Peja 03 – Rutronik Stars Keltern
Kjo pjesëmarrje është historike për basketbollin e femrave në Kosovë, duke shënuar hapin e parë të Pejës në një garë evropiane të kësaj niveli.

●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.