Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) tanimë ka shpallur listën zyrtare me gjithsej 37 shtete pjesëmarrëse që do të konkurrojnë në festivalin “Eurovision Song Contest” të vitit 2023.
Transmetuesit anëtarë të EBU-së, në emër të vendeve të tyre, kishin afat deri në mes të tetorit 2022 për të dorëzuar zyrtarisht aplikimet e tyre për të marrë pjesë në edicionin e këtij festivali që do të mbahet vitin e ardhshëm, njofton Klankosova.tv.
Gjashtë shtete janë para-kualifikuar për finalen e madhe që do të mbahet më 13 maj të vitit 2023, ndërkohë që kjo listë përfshin: Ukrainën, Gjermaninë, Francën, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar si dhe Spanjën.
31 vendet e tjera do të ndahen në një nga dy gjysmëfinalet, ndërsa shorti i ndarjes do të realizohet gjatë muajit janar të vitit që po vjen.
10 shtete nga secila prej dy gjysmëfinaleve do të kalojnë në finalen e madhe, e cila do të përfshijë gjithsej 26 vende: 10 nga gjysmëfinalja e parë, 10 nga gjysmëfinalja e dytë bashkë me gjashtë vendet e para-kualifikuara.
Konkursi i 67-të, i organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC në emër të fituesve të vitit 2022, Ukrainës, do të mbahet në Liverpool Arena në datat 9, 11 dhe 13 maj të vitit 2023.
Vendet që zyrtarisht do të marrin pjesë në – “Eurovision Song Contest 2023” janë:
Shqipëria
Armena
Australa
Austra
Azerbajxhani
Belgjika
Kroacia
Qiproja
Republika Çeke
Danimarka
Estonia
Finlanda
Franca
Ukraina
Mbretëria e Bashkuar
Gjermania
Gjeorgjia
Greqia
Islanda
Irlanda
Izraeli
Italia
Letonia
Lituania
Malta
Moldavia
Holanda
Norvegjia
Polonia
Portugalia
Rumania
San Marino
Serbia
Sllovenia
Spanja
Suedia
Zvicra
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.