Shqipëria kërkon fitoren që do t’i hapte rrugën drejt play-off-it të Botërorit 2026, në transfertën kundër Andorrës.
Trajneri Sylvinho ka konfirmuar 11-shen e tij, duke bërë vetëm një ndryshim në sulm krahasuar me duelin ndaj Serbisë.
Në portë do të startojë Strakosha, ndërsa mbrojtja është e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj.
Në mesfushë do të luajnë Asllani, Shehu dhe Laçi më i avancuar, ndërsa në sulm Broja dhe Hoxha, që cilësohet si surpriza e vetme e kësaj 11-she, ku do të mbështesin Rey Manajn në qendër.
Takimi do të drejtohet nga gjyqtari rumun Horațiu Feșni, i cili do të asistohet nga bashkëkombësit e tij Valentin Avram dhe Alexandru Cerei në krahë, ndërsa gjyqtari i katërt është Rares Vidican.
Sipas Euronews Albania, VAR-i gjithashtu është i përbërë nga rumunë, me Ovidiu Haţegan dhe Adrian Costreie ndërsa ndeshja nis në orën 20:45.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë:
Strakosha; Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj; Asllani, Laçi, Shehu; Broja, Hoxha, Manaj.
Trajner: Sylvinho, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.