Kombëtarja e Kosovës U21 hap sot kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian me ndeshjen në udhëtim përballë Rumanisë, që starton në orën 17:30.
Selektori Afrim Tovërlani ka zgjedhur të luajë me formacionin 4-4-2. Në portë do të jetë Laurent Seji, mbrotja kompletohet nga Vokrri, Shala, Selmonaj dhe Sahitaj. Në mesfushë hapësirë kanë gjetur Imeri, Ademi, Muqaj dhe Hasani, kurse dyshja e sulmit përbëhet nga Berisha dhe Frokaj.
Kosova përveç Rumanisë në grupin A do të ketë punë edhe me Finlandën, Spanjën, Qipron dhe San Marinon, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.