Pritjes së adhuruesve të serialit "La Casa De Papel" sot i erdhi fundi. Kjo pasi u publikua sezoni i pestë i "Money Heist" në Netflix, për të cilin është thënë se ky është i fundit.
Netflix bëri të ditur në maj të vitit 2021 se sezoni i pestë do të ndahet në dy pjesë e cila do të fillojnë në të publikohen më 3 shtator dhe do të përfundojnë më 3 dhjetor.
Pesë episodet e para tani vetëm se janë publikuar, personazhi kryesore Profesori i luajtur nga Alvaro Morte është përballur me agjenten e policisë, Sierra, në rol është aktorja Najwa Nimri, e cila e ka gjuajtur kryesuesin e bandës së famshme.
Adhuruesit u fiksuan menjëherë pasi pjesa e parë e sezonit përmban zbulime, tradhti dhe histori të trishtuara. Episodi i pestë bëri që protagonistja me nofkën, Tokio, e luajtur nga Ursula Corbero të kujtonte kohët e kaluara, përfshirë kur u takua për herë të parë me Profesorin.
Pesë episodet e fundit do të publikohen të gjitha në të njëjtën kohë më 3 dhjetor, kështu që shikuesve u kanë mbetur edhe disa muaj.
Titujt e pesë episodeve të para të sezonit të pestë janë këta:
Episodi i parë - Fundi i Rrugës; Episodi i dytë - A besoni në rimishërim?
Episodi i tretë - Mirë se vini në Spektaklin e Jetës
Episodi i katërt- Vendi juaj në Parajsë
Episodi i pestë - Jeto shumë jetë
Titujt për episodet që transmetohen më 3 dhjetor nuk janë bërë të ditura ende, shkruan Express.co.uk, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.