Të shtunën në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova ku u diskutua për kulturën muzikore e ftuar në cilësinë e psikologes ishte Rita Selimi.
Ajo tregoi se muzikën si pjesë të rëndësishme të njerëzve duhet kuptuar në spektër pak më të gjerë dhe në zhanre të ndryshme.
"Kur po them kështu po nënkuptoj jo vetëm vlera që transmetohen përmes muzikës, por po ashtu edhe faktin se si njerëzit lidhen, pra e kanë një lidhshmëri edhe identifikohen me muzikën që ata e dëgjojnë".
"Nëse e analizojmë kështu në përgjithësi, ideja është që çkado që ne konsumojmë duhet me pasë ndoshta një ndikim pozitiv tek ne, ose duhet ta luajë një rol për me pa diçka më ndryshe apo me përjetu diçka më ndryshe. E ndoshta ndonjëherë veç kemi nevojë me e ndje një emocion që mundemi me pranu përmes konsumimit të muzikës".
Psikologja Selimi tha se nuk ka ndonjë zhanër muzikor i cili është pak më i mirë se tjetri, ose një zhanër me më shumë vlera sesa tjetri, por ajo beson se zhanri muzikor që zgjedhet tregon për strukturën sociale.
https://www.youtube.com/watch?v=KA6Q2FZvoBQ
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.