Psikologia, Antigona Qenaj-Sejdiu ka shpjeguar se si njerëzit gjatë verës ndihen më të lumtur dhe më mirë.
Sipas saj, është shkencë që vera ndikon më shumë në hormonin e lumturisë, transmeton Klankosova.tv.
“Dielli, koha më e gjatë e ditës e dritës, janë faktorë të cilët ndikojnë direkt në fiziologjinë e njeriut, kjo mandej prodhon hormonet e lumturisë, ndihemi më të lumtur, mund të bëjmë më shumë aktivitete me natyrë”, tha ajo në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.
Nga ana tjetër, psikologia tha se sezoni i dimrit ndikon më negativisht në emocione, dhe sipas saj, faktor është koha.
https://www.youtube.com/watch?v=dVDC6AvzknU
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.