Psikologia Festona Avdiu ishte e ftuar në emisionin “Familja Ime” në Klan Kosova.
Ajo tregoi se të folurit jo rrjedhshëm ndikon në gjendjen tonë emocionale
“Në aspektin emocional kanë rëndësi të madhe, mund të ndikojë negativisht në shfaqjen e problematike emocionale, tek fëmijët tek adoleshentët por edhe tek të rriturit dhe në anën tjetër prezenca e problematikave emocionale mund të përkeqësojë shfaqjen e simptomave të problematikave të të folurit”, tha ajo.
Avdiu tutje tha se aspekti emocional poashtu ka ndikim në mënyrën se si individi artikulon dhe bashkëbisedon.
Duke bërë të ditur se kjo se ndikon më shumë tek të rriturit sidomos tek ata që kanë tendencë të belbëzimit.
Ndiqeni videon në vijim për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=sf9paMagatw
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.