Sonte me fillim prej orës 21:00 në "Parc des Princes" do të luhet ndeshja e zjarrtë në kuadër të 1/16-të në Champions League në mes të Paris Saint Germain dhe Real Madrid.
Dy trajnerët Mauricio Pochettino dhe Carlo Ancelotti, i kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të startojnë në këtë përballje drithëruese.
Për PSG do të startojnë Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.
E në krye të sulmit për mysafirët nga Madridi do të jetë Karim Benzema.
Transmetimi i ndeshjes nga Artmotion do të bëhet me komentim nga vendi i ngjarjes me gazetarin Arlind Sadiku.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.