Paris Saint-Germaini ka kaluar lehtësisht në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi shënoi fitore ndaj Real Sociedadit me rezultat të përgjithshëm 4-0, nga dy takimet.
Parisienët shënuan fitore të martën mbrëma me rezultat 2-0, në ndeshjen e kthimit njëjtë si në të parën.
Fillimisht realizoi Kylian Mbappe, në minutën e 15’, duke shënuar me një gjuajtje të bukur.
Ndërsa edhe golin e dytë e shënoi Mbappe, por këtë herë në pjesën e dytë, në minutën e 56’.
Përndryshe, shorti për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve do të hidhet me 15 mars në Nyon të Zvicrës./Klankosova.tv
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.