Paris Saint-Germain ka shënuar fitore dramatike ndaj Tottenham Hotspurs në Superkupën e Evropës.
Kampionët evropianë po humbnin 2:0 deri në minutën e 85-të, falë dy golave nga dy qendërmbrojtësit, Micky Van de Ven, 39', dhe Cristian Romero, 48'.
Dy rezervistët, Lee Kang-in, 85', dhe Goncalo Ramos, 90+4', u përkujdesën që ta shpëtojnë Parisin nga disfata.
Kur erdhën penaltitë, aty PSG-së i priu fati duke fituar 4:3, dhe duke i dhënë jehonë edhe më shumë një sezoni të suksesshëm.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.