Paris Saint-Germain është gjysmëfinalist i Ligës së Kampionëve pasi ka eliminuar Aston Villën me rezultat total 5:4.
Villa fitoi ndeshjen e kthimit 3:2, por rezultati 3:1 në takimin e parë ia siguroi kualifikimin kampionit francez.
Parisienët po fitonin me rezultat 0:2 falë golave nga kundërsulmi të cilat i shënuan Achraf Hakimi, 11', dhe Nuno Mendes 28'.
Mirëpo, vendësit u kthyen me golat e Yuri Tielemans, 34', John McGinn, 55', dhe Ezri Konsa, 57'.
PSG-ja në gjysmëfinale do të luajë ose me Arsenalin, ose me Real Madridin.
https://www.youtube.com/watch?v=rKSjDVbZqnc
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.