Randal Kolo Muani, sulmuesi i PSG-në dhe ekipit kombëtar francez, është përsëri në huazim.
Pasi kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar te Juventusi, ai tani është transferuar te Tottenhami në huazim deri në fund të këtij sezoni, transmeton klankosova.tv.
Spurs do t'i paguajë PSG-së një tarifë prej 5 milionë eurosh dhe se nuk ka mundësi ta blejë lojtarin.
PSG i pagoi për Kolo Muanit 95 milionë euro kur e bleu nga Eintracht në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës 2023.
Që atëherë, ai ka luajtur 54 ndeshje për PSG-në dhe ka shënuar 11 gola.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.