PSG ka hedhur hapin e parë për transferimin e mbrojtësit të Sporting Lisbonës, Ousmane Diomande duke përgatitur një ofertë prej rreth 50 milionë eurosh.
Sipas mediave franceze, Luis Enrique e sheh 22-vjeçarin si përforcim kyç për mbrojtjen, falë forcës fizike dhe potencialit të madh, transmeton Klankosova.tv.
Sporting nuk e ka me urgjencë shitjen e lojtarit por interesimi i parisienëve pritet të intensifikohet në javët në vijim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.