Paris Saint-Germain e ka mposhtur Saint-Etienne, me rezultat 3-1, në kuadër të javës së 16-të në Ligue 1.
Të parët kaluan në epërsi vendasit me Denis Bounga në minutën e 23-të, teksa në minutën e fundit të pjesës së parë, parisienët e barazuan rezultatin me Marquinhos, pas një asistimi nga Leo Messi, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Parisi e përmbysi rezultatin me Angel di Maria, i cili shënoi në minutën e 79-të, dhe Marquinhos, i cili e vulosi fitoren e PSG-së.
Në këtë ndeshje shkëlqeu Lionel Messi me tri asistime.
Parisi pas kësaj fitore mbetet bindshmë në vendin e parë me 40 pikë pas 15 ndeshjeve, teksa Etienne, në pozitën e parafundit. /Klankosova.tv.
https://twitter.com/i/status/1464959523550994439
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.