Pas ndeshjeve debutuese të Ligue 1 për këtë sezon mes Monaco dhe Nantes, elita e futbollit francez vazhdon sot me dy super ndeshje që nxjerrin në aksion dy prej skuadrave më të mira të ligës.
Duke nisë nga ora 17:00 në skenë do të jenë Lyon dhe Brest të cilat ballafaqohen mes tyre në “Groupama Stadium” nën komentimin e Jon Ajetit, për të vazhduar më pas edhe me sfidën që po e presin të gjithë dhe debutimin zyrtar të Donnarumma dhe Ramos me Paris Saint Germain.
Me fillim nga ora 20:45 në Art Sport 1, PSG udhëton tek Troyes për ta zhvilluar ndeshjen e javës së parë që normalisht është shumë e rëndësishme për të parë se si do të performojë skuadra pas humbjes nga Lille në Superkupë. Në komentim të kësaj përballje do të jetë Emanuell Syla.
Ligue 1 do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Artmotion përgjatë komplet këtij edicioni.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.