Dy gjigantët evropiane, PSG dhe Liverpool, po garojnë për yllin e Aston Villa-s, Morgan Rogers.
22-vjeçari ka shkëlqyer në Premier League dhe vlera e tij tani llogaritet rreth 80 milionë euro.
PSG e sheh si përforcim për repartin ofensiv, ndërsa Liverpool si zëvendësues të mundshëm për lojtarët që mund të largohen.
Aston Villa, megjithatë për momentin nuk është e gatshme ta shesë lojtarin që ka kontratë deri në vitin 2030.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.