Në të gjithë botën, ka një rritje alarmante të rasteve të koronavirusit dhe ekspertët e shëndetit thonë se në këtë valë të fundit, faktor i rëndësishëm është varianti Delta i COVID-19.
Varianti po përhapet rreth 55 përqind më shpejt sesa lloji alfa që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në fund të vitit të kaluar.
Aipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky version përhapet rreth 50 përqind më shpejt se versioni i parë, që filloi t’i infektojë së pari njerëzit në fund të vitit 2019, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ish-këshilltari i lartë i Ekipit përgjegjës për COVID-19 i Presidentit Joe Biden, Andy Slavitt tha se varianti Delta duhet të merret seriozisht.
"Ne duhet ta mendojmë variantin Delta si versionin 2020 të COVID-19 me shpejtësinë më të madhe të përhapjes”, tha ai.
Varianti Delta u identifikua për herë të parë në Indi në dhjetor të vitit 2020 dhe me shpejtësi shumë të madhe u bë variant dominan.
Ky variant, shumë shpejt u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar.
Me shpejtësi u bë varianti dominant, duke mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.