Saturni ka magjepsur astronomët për shekuj, veçanërisht për shkak të unazave të tij mbresëlënëse.
Dhe tani, sipas gjetjeve të fundit, Saturni ka dukshëm më shumë hëna sesa mendohej më parë.
Numri ndryshoi nga 62 në fillim të viteve 2000 në 146 në fillim të vitit 2024, transmeton Klankosova.tv
“Në fakt, tani kemi gjetur edhe 128 hëna të reja”, thotë Dr. Edëard Ashton, studiues i lartë në Institutin e Astronomisë dhe Astrofizikës
Por pse Saturni ka kaq shumë hëna dhe ne kemi vetëm një?
Planetët e brendshëm tradicionalisht kanë pak hëna, Venusi dhe Mërkuri nuk kanë fare, dhe Marsi vetëm dy të vogla. Kjo ndodh edhe sepse gjigantët e gazit Jupiteri dhe Saturni, me forcat e tyre gjigante gravitacionale gllabërojnë asteroidët në rrugën e tyre për në sistemin e brendshëm diellor ose i kapin si hëna. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.