Është bërë pothuajse sinonim i Lojërave Olimpike.
Fjala është për fotografinë, ku secili olimpist që e fiton medaljen e Artë, del duke e kafshuar atë.
Këtë gjest ka kohë që e shohim nëpër fotografitë e olimpiadës.
Mirëpo, pse atletët e bëjnë këtë gjë?
Mesa duket, ka të bëjë vetëm me fotografinë, thjesht një pozë për tu fotografuar.
David Wallechinsky, presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Historianëve Olimpikë dhe autori i librit “The Complete Book of the Olympics”, ka thënë për CNN se ky gjest i atletëve, lidhet vetëm me fotografinë.
“Është bërë si obsesion me fotografët. Të kafshosh medaljen pasi e ke fituar, duket si një shkeprje ikonike. S’ka asgjë tjetër të veçantë në këtë gjest”, ka thënë Wallechinsky.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.