Për këtë arsye, vikendi që mbeti pas, po vlerësohet si epik.
Gjithçka nisi të premten mbrëma, kur Derrick Rose shënoi krejt në fund të lojës, për t'i dhënë ekipit të tij, Chicago, epërsinë prej 2 me 1 ndaj Clivelandit, në gjysmëfinalet e konferencës së lindjes.
Në fakt, tre sekonda para mbarimit të lojës, ai mori një top të rivënë nga auti, për të gjuajtur nga vija 7.25 metra. Rose shënoi tre pikë për fitoren 99 me 96 të Wizards.
Ai u ndoq nga Paul Pierce, që të shtunën shënoi dypikësh për fitoren e Washington ndaj Atlantas, 103 me 101.
I treti moment vendimtar erdhi të dielën mbrëma, kur Lebron James gjuajti një dyshe nga krahu, për t'i dhënë fitoren Cavaliersave 86 me 84.
Vetëm 1.5 sekonda më parë, ndeshja ishte e barabartë 84 me 84.
https://www.youtube.com/watch?v=-fvBHddy74E
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.