Lajmet e fundit

Sipas një hulumtimi të ri, gratë paguajnë për seks më shumë se kurrë më parë.
Gjetjet fillestare të projektit “Gratë që paguajnë shërbime seksuale në Britaninë e Madhe”, kanë zbuluar që gratë që paguajnë për seks janë të të gjitha moshave.
Sipas këtij hulumtimi nga Universiteti Lancaster dhe Manchester Metropolitian, të cilët kanë folur me 21 zhigolo të Britanisë së Madhe që i kanë thënë hulumtuesve që këtë punë e bëjnë për ti financuar studimet e tyre, raporton independent, transmeton Klan Kosova.
Kurse sipas tyre, gratë po paguajnë për seks sepse nuk kanë kohë për një lidhje dashurore.
Hulumtim që udhëhiqet nga Dr. Sarah Kingston dhe Dr. Natalie Hammond, vuri re se profilet e meshkujve që reklamojnë vetën është rritur nga 5,246 në vitin 2010, në 15,732 këtë vit.
Dyshja që e udhëheq këtë studim, shpresojnë që të ndryshohen politikat e prostitucionit si dhe të sigurohet një pasqyrë e saktë për gratë që blejnë seks.
“Në fillim të këtij hulumtimi, kemi me të vërtetë disa gjetje interesante, por ka ende shumë punë për të bërë. Ne jemi të interesuar që të hulumtojnë se kur dhe prej kujt blejnë seks këto gra.”, u shpreh Dr. Kingston.