Lajmet e fundit

Portieri Mustafë Abdullahu është prononcuar për faqen zyrtare të FFK-së, para ndeshjes miqësore ndaj Norvegjisë.
Si një nga ardhjet më të reja në ekipin e Kosovës, ai u shpreh se është ndjenjë shumë e mirë të jesh pjesë e ekipit A.
Abdullahu bëri të ditur se djemtë e kanë pritur mirë, derisa shpreson që në ndeshjen ndaj Norvegjisë ta paraqesin atë që kanë bërë në stërvitje.
“Unë kam qenë edhe pjesë e Përfaqësueses U21 dhe jam duke u kënaqur dhe shijuar këtë moment. Djemtë më kanë mirëpritur shumë mirë, adrenalina është shumë e mirë dhe presim të kemi rezultat të mirë. Atmosfera është shumë e mirë, trajneri na ka pritur mirë, gjithçka është duke shkuar në rregull dhe shpresoj të kemi ecuri të mirë. Kundër Norvegjisë presim lojë të mirë dhe të tregojmë atë çfarë kemi bërë në stërvitje”, ka thënë Abdullahu.