Në palestrën "Sezai Surroi", sonte u zhvillua ndeshja në mes të Proton Cable Prizrenit dhe Borës.
Vendasit i mposhtën mysafirët nga Istogu në ndeshje tejet të vështirë.
Prizrenasit triumfuan me rezultat 85:80, në përballjen e xhiros së gjashtë të elitës kosovare të basketbollit.
Proton Cable kaloi në epërsi vetëm në çerekun e katërt, të cilën e mbajtën deri në fund.
Ndeshja megjithatë ishte e hapur deri në aksionet e fundit.
Jordan Johnson. shkëlqeu te Proton Cable Prizreni me 21 pikë e 14 asistime.
John Walker i kishte 15 pikë e katër kërcime, ndërsa Wayne Arnold realizoi 11 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.
Po ashtu edhe Edmond Kryeziu kontribuoi me 16 pikë në fitoren e Proton Cable Prizrenit.
Borës nuk i mjaftuan 21 pikët e 12 kërcimet e Jalen Grahamit.
Alex Lomax i kishte 18 pikë, shtatë asistime e pesë kërcime.
Prizreni e shënoi fitoren e dytë.
Kjo skuadër i ka edhe katër humbje.
Bilanci i Borës është një fitore e pesë humbje.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.