Në veprën, “The captive mind” (Mendjet e kapura) nobelisti polak Czesław Miłosz përshkruan shoqërinë polake të pas Luftës së Dytë Botërore nën sundim të Bashkimit Sovjetik.
Aty përshkruhen nivelet më të larta intelektuale të cilat i nënshtrohen “idesë së madhe”. Kështu e përshkruan intelektualin i cili i është nënshtruar “idesë”:
Katman (Czesław Miłosz e personifikon një person me tipare tinzare- A.P.) i Partisë Revolucionare është varietet i rrallë në qytetet e mëdha të Bashkimt Sovjetik në demokracitë popullore. Bazohet në besimin në “flakën e shenjtë të epokës revolucionare të Leninit” që digjet tek poetët si Majakovski. Ketman, në veprën “Mendjet e kapura” nënkupton vetrealizimin kundrejtë diçkaje. Ai i cili ushtron detyrën apo rolin e Ketman-it vuan për shkak të pengesave me të cilat ballafaqohet. Për shumicën e njerëzve, nevoja e të jetuarit në tension konstant dhe nën mbikqyrje është torturë, por shumica e intelektualëve e pranojnë këtë domosdoshmëri me kënaqësi mazohiste.
Intelektuali i regjur në sistemin që ka propaguar dhe punuar për “idenë e madhe” e që nuk e ka kuptuar kapërcimin në sistemin e pranimit dhe debatit të shumësisë së ideve, vazhdon ti vet-nënshtrohet vetrealizimit nën hijen quasi-autoritare.
I kujtohet publikut mbarëshqiptarë debati mbi identitetin shqiptarë (2006,2007), debat ky publik i dy pendave të mëdha, Ismail Kadaresë me Rexhep Qosjen, me siguri se po?! Një përplasje idesh dhe diskursesh. Në njërën anë diskursi i Rexhep Qosjës nxjerrte konstekstin shoqërorë dhe politik shqiptarë si ndërmjetësues të civilizimeve, Kadare fliste për detyrimin shqiptarë evropian ndaj vetvetës. Nëse ju kujtohet, Kadare u tërhoq nga debati publik duke kërkuar falje… U tërhoq se…!
Pas luftës së fundit në Kosovë u krijuan kushtet për funksionalizimin e demokracisë përmes ballafaqimit të ideve.
Në këtë betejë demokratike janë bërë të matshme figurat intelektuale të cilat me kohë janë plasuar si penda të mprehta të mendimit të sofistikuar. Liria ofroi mundësi që mendjet e ndritura intelektual të provohen në arenën politike të kohës.Por zhgënjimi nga rezultatet zgjedhore të vitit 2000 bënë që “kolosi i letrave shqiptare”, akademik Rexhep Qosja të mos merr pjesë në zhgjedhje, deri në deklarimin e fundit se në zgjedhjet 2025 do të merr pjesë në zgjedhje me arsyerimin:”Do të votoj sepse votimi, sidomos në zgjedhjet e përgjithshme, shtetërore, është obligim shoqëror, kulturor, etik e kombëtar.” A nuk ishte votimi për 25 vite obligim me të gjitha cilësimet që na i parashtron akademiku?
Një abstenim 25 vjeçarë i akademikut që nuk shqetësohej për proceset që nga ngjarjet e vitiit 2004, procesi i negocimit bë Vjenë, Shpallja e Pavarësisë, procesi i anëtarësimeve në nisma dhe organizata ndërkombëtare, kritikë obligarive intelektuale ndaj dukurive të pamira gjarë qeverosjeve të pavarësiaë
Akademik Qosja na sjellë dy elemente që e shtyejn të votoj pas 25 vitesh:”… e para, ligji që ka miratuar Qeveria me Kryeministër Albin Kurtin për sekuestrimin e pronës, pasurisë së paligjshme, korruptueshëm të fituar, dhe e dyta fushata zgjedhore e opozitës.”
Profesori me siguri do të ishte informuar se zero sekuestrim i pasurisë së paligjshme ka ndodhur meqë Gjykata Kushtetuese e rrëzoj si jokushtetues.
Dhe, reagimi ndaj partive të “opozitës” siç po i quan akademik Qosja, është i kuptueshëm ngase ka pësuar debakël në garën zgjedhore 2000.
Edhe përkundër abstenimit çerek-shekullor, akademik Rexhep Qosja bënë zgjidhjen e mirë të pjesëmarrjes në zgjedhje si votues, si përgjegjësi qytetare ndaj shtetit dhe qytetarëve të tij…
Ja se na u paraqit akademik Agim Vinca me elozhe për z. Kurti, sipas të cilit:” shpifjet fushatë linçuese zhvillohet horizontalisht dhe vertikalisht, nga Prishtina në Tiranë, via Shkup, Tetovë, Strugë e Elbasan dhe nga maja e kupolës e deri në bazë.”
Zjarrmia e “idesë së madhe”, shpërfaqet te akadenik Vinca me numërimin e “gjepura”, si: “mashtrues”, “njeri i Serbisë”, “agjent i Rusisë”, “antiamerikan”; “stalinist”, “maoist”, “fundamentalist”, “populist”; “komunist”; “kundërshtar i UÇK-së”; “përçarës i shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Luginës së Preshevës”; “prishës i marrëdhënieve ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës”, …”
Elegjia e akademikut vazhdon duke e vajtuar me dënesë Albin Kurtin dhe turrjet vendore, ndërkombëtare e të Serbisë, dhe viktimizimin e tij duke e zhvendosur trajtimin e temës në Gjirin Persik ku: “Ajatollahët e Iranit e falën dikur shkrimtarin “heretik” Salman Ruzhdi, por ai mbeti pa një sy! Ne këtij tonit duam t’ia nxjerrim që të dy!”, përfundon elegjinë alademik Vinca.
Akademik Vinca si “protektor” i qeverisjes Kurti zjarrmin e protektorit është mirë që ta shuajë duke pritur në radhë para kutisë së votimit, ashtu siç na paska deklaruar kolegu i tij i letrave, akademik Qosja.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kolumne dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.