Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë u promovua sot libri “Në vetullën e Diellit” me autor Naim Salihu.
Ky libër i përfshin 107 poezi dhe u vlerësua se është një kontribut i dukshëm për letërsinë sonë.
“Autori përmes këtij libri i ka paraqitur ndjenjat e tij personale, e theksoi një shtrirje punësh, zhdërvjelltësinë e tij si dhe poezitë janë të pasuruara me elemente dhe figuracion të bukur”, ka deklaruar recencisti Zymer Mehani.
Ndërsa redaktori Fatmir Halimi e vlerëson si një libër që është i përdorshëm dhe i shërben të gjitha grupmoshave, sepse sipas tij, autori ka përdorë fuqi retorike duke i dhënë poezive ngjyra shumë origjinale dhe pasqyrim të jetës së tij sociale.
Salihu jeton në mërgim dhe ky është libri i tij i parë. Aty shtjellohen gjërat reale dhe me problemet që ai dhe shqiptaret ne Kosovë po përballen.
Gjithashtu, nga pjesëmarrësit e promovimit u tha se kjo vepër kontribuon për gjuhën shqipe në mërgatë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.