Eshte promovuar libri “Dëshmitari i gjenocidit në Srebrenicë” i të mbijetuarit dhe njëherësh autorit Mevludin Hrnjiq me rastin e shënimit të 30 vjetorit të gjenocidit atje
Ky libër është botuar nga shtepia botuese e Bashkësisë Islame të Kosovës “Dituria”.
“Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë”, u tha se është zë i të gjithë atyre që këtë masakër mundën ta tregojnë, njofton Klankosova.tv.
Myftiu Naim Tërnava tha se ky përvjetor i dhimbshëm shënohet edhe me këtë promovim që është në gjuhën shqipe.

Ai theksoi se ky libër nuk do të ekzistonte pa guximin e vendosmërinë e autorit, derisa shtoi se Srebrenica nuk është veç vend në hartë por plagë.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se ky libër është më shumë se një kujtim personal është një gur kujtesë.
Derisa vete autori tha se këtë vepër e ka bërë në shenjë përkujtimi se Srebrenica është plagë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.