Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u bë promovimi i monografisë “Masakra e Reçaukt – krim kundër njerëzimit”, nga grup autorësh, botuar në dy libra të veçantë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.
Kjo monografi në gjuhën shqipe është botuar për herë të parë në vitin 2004 nga Fondi i Kompleksit Memorial Përkujtimor “Masakra e Reçakut”, në Shtime, ndërkaq ky ribotim vije i përpunuar dhe i plotësuar.
Në gjuhën angleze monografia botohet për herë të parë nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës i Ministrisë së Drejtësisë.
Në promovim morën pjesë studiues, hulumtues, veprimtarë të çështjes kombëtare dhe një auditorium i gjerë, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.