Lajmet e fundit

Sot në Kolegjin AAB në Prishtinë, u bë promovimi i librit “Mashtrimi i madh”, i autorit Bardhyl Mahmuti. Këtë libër e ka botuar Shtëpia Botuese “Çabej”.
Ky libër i ka 600 faqe, që është i sistemuar në dy pjesë, përkatësisht në tërësi ka dhjetë kapituj.
Autori i librit, Bardhyl Mahmuti ka thënë se tre kapitujt e parë të pjesës së parë të kësaj vepre trajtojnë çështjen e gjenocidit në Kosovë, i kushtohen tri rasteve më të mediatizuara të vrasjeve së civilëve: “Rastit të Kleçkës”, “Rastit në kafenenë Panda” dhe “Rastit të Reçakut", transmeton Klan Kosova.