Është promovuar libri “Shtëpia me gjak në mure”e autorit Afrim Hysenaj.
Libri në fjalë flet dhe e tregon se si ndodhi Masakra e Poklekut të Drenasit në vitin 1999 nga forcat e ushtrisë serbe.
I pranishëm në këtë organizim ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se në Poklekun e Moqëm plagët janë të njoma.
"Shteti serb që po zbatonte projektin serbo-madh për shfarosjen e shqiptarëve u përpoq të zhdukte gjurmët e krimit gjenocidal duke i djegur trupat e të vrarëve. Ai hi i mbledhur, ai varr i përbashkët është dëshmi e gjenocidit të Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës, është edhe thirrje për drejtësi edhe ky libër përshkohet nga kërkesa për drejtësi", ka thënë Kurti.
Libri në fjalë është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisës dhe Sportit. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.