Është bërë promovimi i librit “200 këngë nga opusi muzikor i kantautorit Ilir Shaqiri”.
Ky është libër studimor i profesorit Korab Shaqiri.
Në këtë botim janë sjellë 200 këngë nga 650 sa janë gjithsej nga Ilir Shaqiri, përcjell Klankosova.tv.
Artisti Ilir Shaqiri ka thënë se përmes këtyre këngëve, ka pasur për qëllim që të tregojë periudhat jo të lehta të vendit tonë.
"Përmes tekstit dhe melodisë, ne do të arrijmë të njohim periudhat jo të lehta të vendit tonë", u shpreh artisti Ilir Shaqiri.
Ndërkaq, autori i librit, Korab Shaqiri, tha se teksa punonte në këtë libër, i kujtoheshin vitet e fëmijërisë.
"Duke punuar në këtë libër, kujtesa më kthente në vitet e mia të fëmijërisë, kur babi im më merrte në prehër, pranë një pianoje të vjetër, në banesën tonë të ngushtë në Prishtinë. Idetë dhe motivet e atyre këngëve së pari fillonin aty, për t'u shpërdarë më tej në gjithë audiencën ku jetojnë shqiptarët", u shpreh Shaqiri.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.