22.10.2016 · përditësuar para 3552 dite1 min lexim
Ibish Ahmeti, mjek dhe ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, promovoi librin- ditar lufte “Duke Shëruar Plagët e Luftës”, ditën e shtunën në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, njofton Klan Kosova.
Në të ai përmbledh zhvillime të bujshme në formën e një kronike, në frontin e Budakovës.
Njohës e kritik të letërsisë e quajtën atë historik, perderisa vetë autori i librit tha se dokumentimi është vetëm një pjesë e realitetit të luftës së lavdishme të UCK-së.
Në këtë libër lexuesit do të mund të gjejnë informacione për rëniet, plagosjet dhe rezistencën e ushtarëve të UCK-së.
Kronikë nga Mejreme Gashi
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.